Lajmërohen viktima tjera të mashtrimit – I kërkojnë llogari Milaim Zekës

Lajmërohen viktima tjera të mashtrimit – I kërkojnë llogari Milaim Zekës

Viktima të tjera janë lajmëruar sot të cilët pohojnë se janë mashtruar nga deputeti Milaim Zeka dhe partneri i tij Ilir Krasniqi.

Sipas një hulumtimi të Insajderit mbi 920 kosovarë kishin provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune ndërsa dyshohet ishin mashtruar nga Zeka dhe Krasniqi. Për punësim në Gjermani aplikantët kishin paguar nga 50 deri në 3500 euro.

Në artikullin e publikuar nga Insajderi, një qytetarë në Facebook është deklaruar se është njëri ndër viktimat e këtij rasti.

Ndërkaq pas publikimit të këtij hulumtimi nga Insajderi Zeka ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook, ai nuk ka mohuar asnjë pjesë të shkrimit. Por edhe në këtë shkrim të tij është lajmëruar një tjetër person i cili thotë se është viktimë e Zekës dhe Krasniqit.

Ai ka thënë se kjo kompani i kishte kërkuar atij 550 euro.

 

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj Krasniqit dhe Zekës të cilët dyshohen për krim të organizuar mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Krasniqi aktualisht ndodhët në paraburgim.

Milaim Zeka në kohën sa kishte qenë gazetar në emisionin “Pa Rrotulla” që transmetohej në RTK kishte të ftuar Ilir Krasniqin i cili prezantohej si biznesmen i suksesshëm.

Zekaj për Insajderin kishte deklaruar sot se ai dy muaj pas themelimit të biznesit kishte kërkuar të shuhet por sipas tij Krasniqi nuk kishte pranuar. Ndërsa thotë se sipas informacioneve të tij rreth 300 personave iu janë kthyer parat që sipas tij ua kishte marrë Krasniqi.

“Nuk dua me rëndu njeriun. Flitet diku që në total që iu ka kthyer pjesës dërmuese. Në total kanë qenë 400 persona. E diku sa më thanë vëllezërit e Ilirit, janë mbet diku me ja u kthyer edhe 100 personave paret”, ka shtuar ai, duke insistuar se kjo është historia e vërtetë./Insajderi.com

Milaim Zeka dyshohet se mashtroi 920 kosovarë me viza punësimi në Gjermani