Prishet qeveria, LDK nis mocion mosbesimi

Prishet qeveria, LDK nis mocion mosbesimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia do të iniciojë mocion votëbesimi për rrëzimin e Albin Kurtit, shkrun Insajderi.

“Nuk shohin arsye, as mundësi të jemi pjesë e kësaj qeverie”, tha Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Ky vendim ka ardhur pas shkarkimit të Agim Veliut nga kryeminsitri Albin Kurti.

“Sot është shkarkuar një ministër i LDK-së, në kundërshtim me marrëveshjen për koalicion. Nëse kryeministri ka vërejtje për ministrat e LDK’së, duhet të konsultohet me kryetarin e LDK’së fillimisht, e nuk ka ndodhur të konsultohet me mua”, tha Mustafa.

Gjithashtu Mustafa tha se ky vendim erdhi edhe si rezultat i rrezikimit të mardhënjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë dëshiroj t’iu them se më 12 të këtij muaji e kam takuar Kurtin se bashku me kryeparlamentaren Osmanin dhe zv kryeministrin Hoti dhe kam kërkuar nga ai që të heqë tarifën pa kushte siç e kërkon SHBA’ja, sepse rrezikimi i mardhënjeve nuk është në dobi të vendit tonë për shkak të një tarife të cilën nuk e ka vënë as LDK’ja as Vetëvendosja. Kam dhënë arsyet tona ne si LDK, është miqësia e përhershme me SHBA’në dhe ne nuk mund ta cenojmë identitetin tonë politik dhe as bashkëpunimin tonë me vendin që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë”.

“Nuk kam pasur ndonjë përgjigje pozitive, meqenëse më 15 ka kaluar afati që Kurti ta heqë tarifën. Kam konsultuar bashkëpunëtoret e mi në LDK, i kam shkruar Kurtit që të ndërmerr veprimet deri në fund të kësaj jave ta heqë tarifën. Rrezikimi i raporteve me SHBA’në nënkupton rrezikimin e investimeve me 200 milionë dollarë”.

Tutje, Mustafa kujtoi tërheqjen e investitorit në ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

“Dje ka ndodh një tërheqje e investitorit Kosova e Re me arsyetim të ndryshimeve politike. Sa i përket asaj edhe ne kemi pasur vërejtjet tona për këtë projekt, por nuk kemi pritur që një investitor i tillë të hiqet nga këtu”.

Gazeta Insajderi ka raportuar gjatë ditës se LDK do të kërkojë mocion mosbesimi kundër Albin Kurtit./Insajderi.com

Lexo edhe: 

Vendi drejt zgjedhjeve, LDK pritet të kërkojë mocion votëbesimi

Kryeministri Albin Kurti shkarkon ministrin Agim Veliu