LDK e kundërshton VV, kaq ministri do partia e Isa Mustafës

LDK e kundërshton VV, kaq ministri do partia e Isa Mustafës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike përgjigjen ndaj Vetëvendosjes.

Isa Mustafa e ka kundërshtuar Albin Kurtin për rritjen e numrit të ministrive.

Mustafa insiston se duhen të jenë 12 ministri dhe jo 14 siç ka kërkuar Kurti.

“Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime: a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim”, thuhet në përgjigjen e LDK-së, shkruan Insajderi./Insajderi.com

Lexo edhe: 

LDK e bën publike përgjigjen për VV-në, e kërkon me ngulm kryeparlamentarin

LDK një herë e votuan Glauk Konjufcën për kryekuvendar, tash e kërkojnë po këtë pozitë