Macja më e trishtuar në botë duket krejtësisht ndryshe një vit pas adaptimit

Macja më e trishtuar në botë duket krejtësisht ndryshe një vit pas adaptimit

Një mace, shprehja e fytyrës së të cilës dukej shumë e trishtuar, tani duket krejtësisht ndryshe.

Pas vitesh jete në rrugë, Bruce Willis, një mace 7 vje[are, kishte shumë plagë në gjithë trupin, dhëmbë të thyer, një shenjë të një plage të vjetër në sy dhe probleme me sistemin imunitar, raporton Mirror.

Ai u mor nga Animal Human Society në Minnesota, ku u adoptua nga Sandra.

Sandra prej që e mori Bruce në shtëpinë e saj, filloi të e fotografonte dhe të dokumentonte transformimin e tij, nga maca më e trishtuar, deri në macen më të lumtur në TikTok.

Sandra e gjeti Bruce në një faqe në Facebook dhe menjëherë deshi deshti të e marrë.

Ajo e vizitoi faqen disa herë, dhe kur pas një muaji, ai ende nuk ishte adoptuar nga askush, ajo e diti që ishte një shenjë. Bruce do të bëhej maca e saj.

Pasi e bindi pronarin e banesës ku jetonte, të ndryshonte rregullin e tij për të mos mbajtur kafshë, jeta e saj ndryshoi përgjithmonë.

“Ka një vit që prej e kam adoptuar. Dhe ai është macja më e lumtur që njoh. Unë do të vdisja për këtë mace”, ka thënë ajo./Insajderi.com