Matet për herë të parë radiacioni në sipërfaqen e hënës

Matet për herë të parë radiacioni në sipërfaqen e hënës

Kur astronauti i ardhshëm të ecë mbi sipërfaqen e hënës në vitin 2024, do të përballet me radiacion 200 herë më të lartë se në Tokë.

Astronautët e misionit Apollo matën radiacionin e hënës, mirëpo këto të dhëna kurr nuk u raportuan, shkruan CNN, raporton Insajderi.

Matjet e para sistematike të radiacionit të hënës u ndërmorrën në Janar të vitit 2019, kur China Chang’e 4 arriti në një pjesë të largës të hënës, sipas një studimi të ri të publikuar në Science Advances.

Astronautët në misionet në hënë përjetojnë dozë ditore të radiacionit janë ekuivalente me 1.369 microsieverts në ditë, që është 2.6 herë më e lartë se doza ditore e ekipit të Internacional Space Stacion, thotë studimi.

Radiacioni është energjia që transmetohet përmes valëve elektromagnetike. Astronautët përjetojnë një numër të madh të dëmeve nga burimet e radiacionit nga e cila atmosfera e Tokës na mbron neve./Insajderi.com