Titujt shqetësues nuk janë asgjë e re, por falë mediave sociale, ne jemi më të ekspozuar ndaj tyre më shumë se kurrë.
Mediat sociale sigurojnë hapësirën e përsosur për cilindo dhe të gjithë për të ndarë informacionin më të fundit (dhe keqinformimin), si dhe analiza. Nuk ka pushim.
Në ekuilibër, ne mendojmë se mund ta përballojmë atë sepse nuk shqetësohemi sa herë shkruhet për një tragjedi tjetër në lajmet tona. Por a është kjo në të vërtetë një shenjë që jemi mirë apo është vërtet një tregues se po na lëndojmë më shumë sesa që mund ta kuptojmë?
Sipas ekspertëve, konsumimi i kësaj rrjedhe të vazhdueshme informacioni negativ mund të jetë traumatik.
Katie Day Good, një profesoreshë dhe autore tha se mediat sociale mund të jenë një shpatë me dy tehe kur bëhet fjalë për të kuptuar tragjedinë apo krizat humanitare. Ndërsa këto platforma mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë çështjet që shqetësojnë të tjerët dhe “të na nxisin të avokojmë për zgjidhje të politikave që sjellin ndryshime pozitive”, ekziston edhe mundësia e të na bërit indiferent nga tragjedia, sepse ne shohim aq shumë prej saj, shpjegoi ajo.
“Mediat sociale mund të na desensibilizojnë ndaj tragjedive duke na paraqitur me shumë informacion, informacion të nxjerëë nga konteksti, dezinformim ose informacion i krijuar për të mashtruar”, tha ajo.
Dhe meqenëse nuk kemi gjithmonë kohë të mjaftueshme për të tretur një lajm para një tjetri, ndonjëherë mund të përfundojmë duke u ndjerë të mpirë emocionalisht, të pafuqishëm dhe të palëvizshëm.
Kjo zakonisht ndodh kur mekanizmat tanë të mbijetesës aktivizohen. Grace Dowd, një psikoterapiste e krahason këtë fenomen me fabulën e “bretkosës që zien”.
“Nëse dëshironi të zieni një bretkosë, nuk e vendosni drejt në një tenxhere me ujë, sepse do të kërcejë. Por nëse e vendosni bretkosën në një tenxhere me ujë dhe ngadalë ngrini temperaturën, bretkosa do të qëndrojë në tenxhere sepse nuk arrin të vërejë ndryshimin gradual me kalimin e kohës”, tha ajo.
“Ne jemi bërë të desensibilizuar ndaj situatave që në kohë të tjera do të dukeshin të paimagjinueshme”, vazhdoi ajo. /Insajderi.com