“Mentor Shala i RTK-së duhet të kërkojë falje”

“Mentor Shala i RTK-së duhet të kërkojë falje”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi të premten se zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, duhet të kërkojë falje për gjuhën fyese dhe të papranueshme të përdorur ndaj deputetet së Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, njofton Insajderi.

Sipas saj, Shala duhet të kërkojë falje në radhë të parë ndaj Kica-Xhelilit, e pastaj ndaj të gjitha grave e vajzave që punojnë në RTK, “përfshirë edhe bashkëshorten e tij, e cila është njëherësh edhe kolegia e tij”.

“Asnjë ofendim dhe gjuhë fyese nuk mund të ndalë reformën në vend. Asnjë linçim dhe intimidim, nuk e zmbraps vullnetin për të vazhduar proceset përparuese, në të kundërtën, në këto situata, ne vetëm e kuptojmë se sa e domosdoshme dhe sa e vonuar është reforma për vendin. Ata të cilët refuzojnë ta kuptojnë këtë, do të mbesin të dëshpëruar dhe turpëruar për veten e vet”, shkroi Kusari-Lila në profilin e saj në Facebook.

Mentor Shala të premten ka reaguar ndaj deputetes Doarsa Kica-Xhelili, e cila një ditë më parë gjatë një intervistë e kishte përmendur atë si zyrtar të RTK-së. Në reagimin e tij ka shkruar “Bukuroshja ka qef me fol për mu, a dalim në drekë a darkë, kallzom kur po dalim”./Insajderi.com