
Trupi i pajetë i mësimdhënësit nga Rahoveci, Naim Gashi, është gjetur rreth 600 metra larg nga “Ura e Fshajtë”, njofton Insajderi.
Ai është gjetur sot (e hënë), pas gati një muaj kërkim, dhe trupi i tij është dërguar për obduksion.
Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Viktima është gjetur rreth orës 14:00, rreth 600 metra largësi nga vendi i ngjarjes. Trupi i pajetë është identifikuar nga familjarët e tij dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Xhurkaj.
Për rastin e tij ka shkruar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili me anë të një postimi ka ngushëlluar familjarët për humbjen e mësimdhënësit./Insajderi.com