Mijëra euro shtesë për memorialin që kushtoi gjysmë milioni euro

Mijëra euro shtesë për memorialin që kushtoi gjysmë milioni euro

Kishte qenë nëntori i vitit të kaluar, kur Insajderi kishte raportuar për gjendjen e mjerueshme të Memorialit Përkujtimor “Masakra e Reçakut”.

Shkronjat që formojnë emrat e 44 të banorëve të masakruar me 17 janar 1999 në Reçak kishin rënë në tokë dhe emrat e mbiemrat e tyre tani më nuk kanë kuptim. Në tokë kishin rënë edhe numrat që formojnë datat e lindjes dhe vdekjes.

E gati një vit pas, Agjencia  për Menaxhimin e  Komplekseve  Memoriale të Kosovës ka vendosur që të ndërhyjë në këtë kompleks.

Kësisoj ky institucion ka zbuluar edhe një detaj tjetër, se në projektin e këtij kompleksi nuk ishte paraparë fare kanalizimi. Tek tash do të ndërhyhet në këtë pjesë.

Në vitin 2004, është hartuar Projekti Ideor Urbanistiko-Arkitetonik për Kompleksin Përkujtimor në Reçak nga Enti i Kosovës për Urbanizëm, që është financuar nga buxheti i Kuvendit Komunal të Shtimes, në vlerë afro 20 mijë euro, raporton Insajderi.

Tenderi per Kompleksin ne Reqak (shkarko dokumentin e tenderit)

Projekti ideor urbanistiko-arkitetonik për Kompleksin Përkujtimor të Reçakut, fillimisht është ekspozuar prej 14 – 28 janar 2004 në Reçak, pastaj prej 8 – 15 mars 2004 në Prishtinë, kurse u tumir nga delegatët komunalë të Shtimes, në mbledhjen e mbajtur më 24 qershor të vitit 2004, në hollin e Shkollës Fillore “Skënderbeu” në Reçak.

Faza e parë e implementimit të këtij projekti, kishte filluar në vitin 2008 nga Ndërmarrja Ndërtimore “Inxhinjeringu” nga Ferizaj, punimet e së cilës fazë kanë kashtuar 234 mijë euro, që ka financuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Kompleksi përkujtimor në Reçak “masakrohet” në mungesë të kujdesit

Ndërkaq, faza e dytë e punimeve në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, ka filluar në vitin 2009 dhe ka kushtuar rreth 500 mijë euro, mjete këto të ndara përsëri nga MMPH-ja.

Por gjendja e këtij muri tash është e mjerueshme.

E tash Agjencia  për Menaxhimin e  Komplekseve  Memoriale të Kosovës sipas publikimit në Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka angazhuar kompaninë “Sinani” e cila me një buxhet prej 6 mijë eurove do të bëjë disa ndërhyrje në kompleks.

Sipas informatave të publikuara nga vet AMKMK, ky projekt ka të bëjë me vazhdimin e punimeve rreth kompletimit të projektit të Kompleksit Memorial ‘Masakra e Reçakut”.

“Në projekt nuk është paraparë fare kanalizimi atmosferik dhe kanalizimi i ujërave të zeza , pasi që me projekt nuk është e paraparë ndërtimi i këtij kanali, gjë që do të vendoset pikërisht në pjesën ku do të ekzekutohet parkingu i Memorialit dhe për mos me ardhur deri te pengesat në punë , sepse nuk ka mundësi të ndërtohet parkingu e pastaj kanalizimi , por të shkojmë në harmoni me nevojat dhe punët në terren atëherë  kërkohet të ekzekutohet kjo pjesë e kanalizimit e mandej të vazhdojmë me parkingun”, thuhet në arsyetimin e Agjencisë për Memoriale.

Bashkë me këtë rregullim të kanalizimit do të bëhet edhe ndërtimi i bazamentit të shtatores së ambasadorit Ëilliam Ëalker, faza e dytë. /Insajderi.com