Miku i Rrahim Hashimit që u zgjodh rektor në Gjakovë ishte akuzuar për tentim vrasje

Miku i Rrahim Hashimit që u zgjodh rektor në Gjakovë ishte akuzuar për tentim vrasje

Miku i Rrahim Hashimit që sot është zgjedhur në postin e rektorit të Universitetit të Gjakovës ishte gjykuar si i akuzuar për tentim vrasje.

Artan Nimani, anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, që nga 1 tetori do të fillojë punën me postin e drejtuesit të Universitet të Gjakovës, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në vitin 2007.

Ai ishte akuzuar për sulm ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Anton Berisha.

Në gjyq, ai e kishte mohuar akuzën, sikurse edhe të akuzuarit e tjerë, Agron Haradinaj, Mentor Cela dhe Agim Hoti. Nimani në fund të gjykimit ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata.

Në fotografitë publike, Nimani shihet mjaftë i afërt me Rrahim Hashimin, i dyshuar për marrje mashtrim dhe marrje të ryshfetit.

Së bashku në fotografi ku është Rrahim Hashimi së bashku me  Artan Nimanin shihet edhe deputeti i kësaj partie Hajdar Beqaj.

Insajderi kishte publikuar një sërë shkrimesh lidhur me mashtrimin që ai dyshohet se së bashku me Kadri Rexhepi i kishin bërë Faton Dalladakut për ndërtimin e spitalit në qendër të Prishtinës.

Rrahim Hashimi së bashku me  Kadri Rexhepin sipas videove të publikuara muaj më parë nga Insajderi dëgjoheshin duke i kërkuar ryshfet në emër të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit.

Hashimi dhe Rexhepi ishin arrestuar në maj të këtij viti nën dyshimet për mashtrim.

Rritet fuqia e sekserëve – Universiteti i Gjakovës nën kontroll të mikut të Rrahim Hashimit