Saniniu Laizer, një minator nga Tanzania u bë milioner brenda natës pasi shiti dy gurë Tanzanit – gjetja më e madhe në vend, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Saniniu Laizer fitoi 23,4 milionë dollarë nga ministria e minierave në Tanzani për gurët e çmuar, të cilët së bashku peshonin 15 kg.
“Do të ketë një festë të madhe nesër”, tha Laizer, babai i më shumë se 30 fëmijëve.
Tanzaniti gjendet vetëm në Tanzaninë veriore dhe përdoret për të bërë zbukurime.
Është një nga gurët më të çmuar në Tokë dhe një gjeolog lokal vlerëson se furnizimi i tij mund të varfërohet plotësisht brenda 20 viteve të ardhshme.
Bukuria e gurit të çmuar qëndron në larminë e ngjyrave të saj, përfshirë jeshile, të kuqe, vjollcë dhe blu.
Vlera e saj përcaktohet nga ngjyrat – sa më e ndritshme të jetë ngjyra ose qartësia, aq më i lartë është edhe çmimi.
Madje edhe Presidenti John Magufuli i telefonua për të uruar Z. Laizer për gjetjen e rrallë.
E në anën tjetër, Laizer bashkëshort i 4 grave, do të therë një lopë për të festuar me miqtë dhe fqinjët. Ai gjithashtu planifikon të investojë një pjesë të pasurisë së tij të sapo gjetur në komunitetin e tij në rrethin Simanjiro në Manyara. /Insajderi.com