Ministria e Shëndetësisë jep detaje rreth vdekjes së 39 vjeçares nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë jep detaje rreth vdekjes së 39 vjeçares nga koronavirusi

Një femër e moshës 39 vjeçare e identifikuar me Covid-19, ka vdekur në Klinikën Infektive.

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate thotë se në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19.

“E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Kjo është vdekja e tetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:

Vdes 39-vjeçarja nga Istogu që rezultoi me COVID-19 pasi u operua në QKUK