Kompania “Europrinty SH.P.K” në Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve është e regjistruar si kompani që si aktivitet primar ka prodhimin e materialit prej letrës për zyre dhe tregtisë me pakicë të gazetave dhe materialit të shkrimit, por së fundmi ka fituar një tender 8 mijë eurosh, për shitje telefonash.
Është Ministria për Komunitete dhe Kthim që ka dhënë tenderin kësaj kompanie për blerjen e telefonave mobil, raporton Insajderi.
Sipas njoftimit për kontratë, kjo Ministri e udhëhequr nga Dalibor Jetviq që është edhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, të shpallur me 5 dhjetor të këtij viti, kishte ndarë 8 mijë e 100 euro për blerjen e telefonave mobil.
Në njoftimin për dhënie të kontratës MKK-së ka shpenzuar 100 euro më pak për blerjen e këtyre telefonave mobil, marka e të cilëve nuk bëhet e ditur.
Sipas të dhënave publike nga kompania që ka fituar këtë tender, nuk vërehet se ajo bënë shitjen e telefonave mobil, por bënë shitjen e produkteve të tjera teknologjike.
Blerja e telefonave mobil nga institucione të ekzekutivit, duke përfshirë edhe vet Zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj./Insajderi.com
Në fund të mandatit, Ministria e Shëndetësisë blen telefona mobil