Momenti i incidentit mes zv/ministrit Arbër Geci dhe policëve

Momenti i incidentit mes zv/ministrit Arbër Geci dhe policëve

Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci, nuk e ka pritur mirë vendimin e dy policëve për t’ia shqiptuar një tiketë-gjobë vëllait të tij, për kundërvajtje në trafik.

Ai dyshohet se i ka penguar policët gjatë shqiptimit të tiketës, edhe pse versioni i tij është pak më ndryshe. Geci dyshohet se i ka kërcënuar zyrtarët policorë.

“Keni me pa kush jam unë që po e shqipton dënimin”, dyshohet t’i ketë thënë zëvendësministri policit, duke vazhduar me fjalët: “ama numrin se ke me pa kush jam unë dhe këtë kam me raportu te ministri”.

Insajderi merr vesh se policia ka qenë duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik vëllait të zëvendësministrit Geci, pasi që vetura e tij ka qenë e parkuar në hapësirë që nuk është e lejuar, në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:50, në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë.

Zëvendësministri e ka dhënë versionin e tij për këtë rast.

Insajderi ka siguruar pamjet e këtij incidenti. /Insajderi.com