Nganjëherë gjërat që prindërit bëjnë në mënyrë që të bëjnë të voglin e tyre të ndihet më mirë, mund të jenë gjërat që po rrezikojnë vogëlushin tuaj, njofton Insajderi.
Kur mbulojmë karrocën e një fëmije me një batanije në një përpjekje për t’i krijuar hije në një ditë me diell, nuk mendojmë gjithmonë për pasojat që kjo mund të ketë.
Pediatrit zbuluan se duke mbuluar një karrocë fëmijësh me batanije (edhe nëse është e hollë), ne mund të krijojmë një efekt serë, në hapësirën ku qëndron foshnja juaj. Është gjithashtu e vështirë të kuptosh se si ndihet me të vërtetë fëmija juaj, sepse nuk mund t’i shihni përmes batanijes.
Kanali në YouTube, “Channel Mum”, zhvilloi një provë për të kontrolluar se sa e rrezikshme mund të jetë me të vërtetë kjo praktikë.
Në një ditë të nxehtë me diell, ata matën temperaturën së pari në një karrocë të hapur dhe më pas në një karrocë fëmijësh të mbuluar me një copë pëlhure. Pas 7 minutash matjeje, termometri tregoi 29.9 gradë celsius në një karrocë të hapur dhe 35.1 gradë celsius në atë të mbuluar.
Diferenca e temperaturës midis 2 karrocave u rrit ndjeshëm brenda vetëm 7 minutash.
Kjo është një kujtesë që ne duhet të jemi më të kujdesshëm kur përpiqemi të mbrojmë fëmijët tanë nga dielli.
Shenjat e mbinxehjes që duhet të vëreni mund të përfshijnë ndryshime në frymëmarrje, faqe të skuqura, djersitje, ndjenjë nervozizmi – ose anasjelltas, letargji. /Insajderi.com
Burimi: Bright Side