Mosha kur fëmijët duhet të fillojnë të ndihmojnë në punët e shtëpisë

Mosha kur fëmijët duhet të fillojnë të ndihmojnë në punët e shtëpisë

Fëmijët që kanë punë shtëpiake performojnë më mirë si të rritur, sipas shkencëtarëve, njofton Insajderi. Këto punë mund të përmirësojnë edhe shëndetin mendor të fëmijëve pasi ato përfshihen dhe ndjehen të rëndësishëm.

Sidoqoftë, çdo punë e përditshme duhet në nisë nga një moshë e caktuar. Prindërit duhet të kenë parasysh se këto punë duhet të përdoren si një mënyrë për t’u dhënë fëmijëve mësime të vlefshme jete.

2-5 vjet: mësimi i sekuencave dhe rendit.

Për fëmijët e vegjël, punët duhet t’i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësi të reja dhe t’u tregojnë atyre se çdo detyrë ka fillimin, mesin dhe fundin – ju merri rrobat, i vishni rroba ato dhe pastaj kur t’i zhvishni i vendosni në një shportë rrobash.

Detyrat më të lehta shtëpiake do t’i mësojnë ata se si të zbërthejnë projekte më të mëdha në hapa më të vegjël në të ardhmen.

6-7 vjet: të mësuarit për të ndihmuar dhe pjesëmarrja në punë ekipore.

Në këtë moshë, fëmijët janë në gjendje të ndihmojnë më shumë nëpër shtëpi. Kjo është një kohë e mirë për të mbjellë rëndësinë e punës në ekip dhe për të ndihmuar të tjerët: fëmijët mund t’ju ndihmojnë në gatim, shtrimin e tryezës, bërjen e listave ushqimore dhe sjelljen e sendeve të nevojshme nga dyqani.

Dhe kujdesi për një kafshë shtëpiake familjare jo vetëm që i mëson të ndihmojnë por është gjithashtu argëtues!

Në përgjithësi, fëmija do të ndihet i përfshirë dhe do të ketë një shans të lidhet më mirë me anëtarët e familjes.

8-9 vjet: të kuptuarit se gjithçka ka vendin e vet.

Ndërsa fëmijët rriten, ata mund të marrin më shumë përgjegjësi për veten e tyre, si për shembull menaxhimi i gjërave të tyre.

Ka një sistem rreth tyre ku gjithçka ka vendin e vet të caktuar. Ata duhet të organizojnë hapësirën e tyre të jetesës në mënyrë që çdo vegël, pajisje shkollore, lodër dhe pjesë e rrobave të shkojë në vendin e vet.

Në këtë mënyrë, fëmija mëson të jetë i qëndrueshëm dhe si ta mbajë të rregullt hapësirën e tij të jetesës.

10-11 vjet: të bërit më i pavarur.

Tani është koha që fëmijët të bëhen gati për detyra më të mëdha! Në këtë pikë, punët e ndjeshme ndaj kohës mund të përfshihen, si paketimi i drekës ose përgatitja e mëngjesit para shkollës.

Punë komplekse, me shumë faza, si bërja e mëngjesit inkurajon fëmijët të planifikojnë përpara dhe të kuptojnë hapat e nevojshëm për të përfunduar një detyrë.

Kjo do t’i ndihmojë fëmijët me aftësitë e tyre për menaxhimin e kohës dhe zgjidhjen e problemeve.

12-15 vjet: vendosja e prioriteteve.

Për adoleshentët, punët mund të ndihmojnë në ndërtimin e vetëvlerësimit pozitiv nëse ndihen të aftë dhe të besueshëm- ose me fjalë të tjera, trajtohen si të rritur.

Pra, prezantimi i punëve të reja të përshtatshme për moshën mund të bëjë mrekulli për motivimin e një adoleshenti. Është e rëndësishme t’i mësoni ata të vetë-disiplinohen dhe si të vendosin përparësitë, kështu që lini ata të vendosin se si do të rendisin prioritetet e tyre.

16+ vjet: përgatitja për jetën e një të rrituri.

Kur fëmijët futen në adoleshencë, ata tashmë janë mjaft kompetentë, kështu që punët e tyre përfshijnë gjithçka që një i rritur normal duhet të jetë në gjendje të bëjë.

Ato përfshijnë menaxhim thelbësor të parave dhe trajtimin e situatave emergjente.

Sidoqoftë, ndërsa të gjitha këto aftësi do t’i ndihmojnë patjetër adoleshentët të kalojnë më mirë në jetë, kjo nuk do të thotë që duhet t’i hidhni të gjitha punët mbi fëmijën tuaj. Në fund të fundit ata janë akoma fëmijë. /Insajderi.com

Burimi: Bright Side