“Motra nuk ishte ankuar kurrë” – dëshmia e vëllait të Zahide Jakupit, që u vra aksidentalisht nga bashkëshorti në Gjilan

“Motra nuk ishte ankuar kurrë” – dëshmia e vëllait të Zahide Jakupit, që u vra aksidentalisht nga bashkëshorti në Gjilan

Dy arsye për festë i kishte familja Jakupi nga fshati Selishtë e Gjilanit në Natën e Vitit të Ri, kur festohej nisja e një viti të ri dhe ardhja e njërit prej djemve të familjes nga Franca, ku kishte qëndruar për katër vjet si azilant. Mirëpo, dy gëzimet e familjes Selishta atë natë u kthyen në tragjedi shkaku i një vrasjeje aksidentale që ndodhi në oborrin e shtëpisë.

60-vjeçari Jakup Jakupi vrau aksidentalisht bashkëshorten e tij, Zahide Jakupin, teksa po gjuante me armë të gjuetisë – të tipit Hungarian Submaschine – rreth orës 23:45, rreth 15 minuta para arritjes së Vitit të Ri.

Për këtë ngjarje, Prokuroria Themelore në Gjilan ngriti të hënën aktakuzë ndaj Jakup Jakupit nën dyshimin për kryerjen e dy vepra penale: “vrasje nga pakujdesia” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkaq, vëllai i Zahide Jakupit, Man Zefiqi ka thënë se motra e tij nuk ishte ankuar kurrë në lidhje me raportet e saj me bashkëshortin. Ka thënë se nuk kishte dëgjuar nëse motra e tij kishte pasur mosmarrëveshje me Jakup Jakupin, bashkëshortin e saj 60-vjeçar.

“Dëshmitari Man Zefiq, në deklaratën e tij të dhënë me dt. 21.01.2019, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka deklaruar se: sa i përket rastit të ndodhur natën e vitit të ri ishte vrarë motra e tij tani e ndjerë, nga bashkëshorti i saj i njejti atë natë nuk kishte qenë present aty, mirëpo thekson edhe këtë se motra e tij qe 37 vite më pare kishte qenë e martuar me Jakupin dhe gjatë kësaj kohe motra e tij kurr nuk ishte ankuar apo nuk i kishte treguar se ka pasur ndonjë mosmarrveshje me Jakupin apo edhe me ndonjë anëtarë tjetër të familjes”, ka thënë Man Zefiqi, në dëshminë e tij dhënë Prokurorisë.

“Po ashtu as Jakupi dhëndrri i tij nuk është ankuar se kishte ndonjë mosmarrveshje apo ndonjë problem me motrën e tij tani të ndjerë Zaiden, ashtu siç i kishin thënë nipat dhe mbesat e tij vrasja është kryer nga pakujdesia jo me ndonjë qëllim të caktuar pasi që edhe më lartë thash se të njejtit nuk kishin pasur kurfar probleme”, ka deklaruar ai. /Insajderi.com

Në ditën kur iu kthye djali nga Franca, vrau aksidentalisht gruan në Gjilan – rrëfimi i 60-vjeçarit për rastin tragjik