MSh thotë se të mërkurën arrijnë 38 mijë e 400 doza të vaksinës COVID-19

MSh thotë se të mërkurën arrijnë 38 mijë e 400 doza të vaksinës COVID-19

Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX, do të arrijnë në Kosovë brenda javës, njofton Insajderi.

Siç bëjnë të ditur nga kjo ministri me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, “rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza”.

Ky sqarim sa i përket ndarjes së vaksinave që pritet të arrijnë të mërkurën paradite, erdhi pasi “Gavi COVAX”, njoftoi se janë ndarë gjithsej 62 mijë e 400 doza të vaksinave të llojit AstraZeneca.

Sipas ministrisë, me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. /Insajderi.com