Vrasja e dyfishtë që ndodhi të mërkurën mbrëma në qytetin e Pejës, ku mbetën të vdekur dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, ka ndodhur për shkak të një konflikti që dy viktimat kishin mes vete.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili shtoi se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një konflikt të mëhershëm ose të çastit.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili është shprehur i tronditur.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur edhe një person i tretë i plagosur e që është arrestuar. /Insajderi.com