Mund të vini në dasmë vetëm nëse keni dëshmi se jeni vaksinuar kundër COVID-19

Disa çifte që duan një martesë më të sigurt tani po kërkojnë që mysafirët e tyre të vaksinohet kundër virusit Covid-19 para se të marrin pjesë në dasë.

Mund të vini në dasmë vetëm nëse keni dëshmi se jeni vaksinuar kundër COVID-19
Burimi i fotografisë: James O'Brien

Mysafirët e ftuar në dasmën e Aliza Krichevsky këtë shtator do të duhet të vaksinohen për Covid-19 javë para se të marrin pjesë ose ata mund të mos lejohen të hyjnë në sallën e dasmës, shkruan The New York Times, transmeton Insajderi.

Imuniteti i plotë nuk shfaqet deri në shtatë deri në 14 ditë pas dozës së dytë (një muaj pas së parës), kështu që të ftuarit e saj do të duhet të planifikojnë përpara.

“Ne do të kërkojmë me mirësi që të gjithë mysafirët tanë të vaksinohen,” tha Krichevsky, një gazetare në Uashington, duke shtuar se do të ketë një numër të pranishmëve me rrezik të lartë (përfshirë edhe veten) në dasmën e saj,

Amber Cole, një mësuese 27-vjeçare që jeton në Oswego, gjithashtu po planifikon të kërkojë nga 40 mysafirët që të jenë vaksinuar kundër Covid-19 përpara se të marrë pjesë në dasmën e saj më 3 korrik në Francë.

Ajo tha se ishte e përgatitur të shtynte dasmën nëse shumica e mysafirëve të saj nuk kanë qasje në vaksinë në kohë.

Çiftet që planifikojnë dasma të mëdha për këtë verë dhe më gjerë po kanë probleme me sa mund të kërkojnë nga mysafirët e tyre.

Deri më tani, maskat, distanca social dhe madje edhe një test i shpejtë Covid ishin praktikat e zbutjes së rrezikut gjatë pandemisë së Coronavirusit. /Insajderi.com