Mustafa ultimatum Kurtit – Vetëvendosje e përmbajtur, thotë se deklarohen më vonë

Mustafa ultimatum Kurtit – Vetëvendosje e përmbajtur, thotë se deklarohen më vonë

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk është deklaruar për qëndrimin e Isa Mustafës, i cili bëri me dije se nuk heq dorë nga pozita e kryekuvendarit dhe tha se marrëveshja do të arrihet deri në fund të javës, ose do të kontestohet se nuk ka kushte.

Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një qëndrim të Vetëvendosjes për deklaratën e fundit të Isa Mustafës, por në zyrën për media të kësaj partie kanë thënë se do të prononcohen më vonë.

“S’mund të ngutemi me deklaratë”, kanë thënë në zyrën për media, transmeton Insajderi.

Lexo edhe:

Mustafa ultimatum Kurtit: Deri në fund të javës ose e bëjmë marrëveshjen ose jo

Mustafa: LDK fton VV si parti e parë ka përgjegjësi për të arritur sa më shpejt marrëveshjen