Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur akuzave të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, i cili ky i fundit i tha se po vajton, shkruan Insajderi.com
Mustafa përmes Facebook ka thënë se vajton dhe ndjenë dhembje për njerëzit që po vriten në rrugë nga zyrtarët e ministrisë suaj dhe që po ua shesin lejet e vozitjes pa provime.
Lideri i LDK-së e ka quajtuar “kriminel” Lekajn ku ka thënë se vetëm kriminelët mund të sillen më shpërfillje në këtë situatë./Insajderi/