Pal Lekaj për Mustafën: Vazhdoni vajtoni, nëse ju duhet karrige lajmërohuni

Pal Lekaj për Mustafën: Vazhdoni vajtoni, nëse ju duhet karrige lajmërohuni

Ministri i Infrastrukturës është tallur me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën. Ai ka thënë se ish-kryetari i Prishtinës e di një punë më së miri: vajtimin.

Lekaj përmes Facebook i ka thënë Mustafës se prioritet i tij nuk është Isa Mustafa por rregullimi i gjërave të lëna keq nga ‘klika’ e LDK-së.

“Nga viti 2017 kur ne erdhem në pushtet, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidentëve me fatalitet për rreth 25%”.

Lekaj ka potencuar se askush nuk është mbi ligjin prandaj nëse ka veprimtari korruptive në cilindo sektor, drejtësia duhet të ndërmarrë veprimet e saja, shkruan Insajderi.com

Pal Lekaj iu është drejtuar kryetarit të LDK-së me fjalën “shoku ish-kryeminister” dhe i ka shfaqur statistika policore dhë të ministrisë në lidhje më aksidentet rrugore.

“Aksidentet e përgjithshme kemi zbritje për rreth 10%;
Aksidentet me lëndime kemi ngritje për -15.33 %;
Aksidente me dëme materiale në zbritje për 5 %;
Aksiedentet me fatalitet janë në zbritje për – 25.71 %;”, janë të dhënat e Lekajt në Facebook.

“Ju vazhdoni e vajtoni, sepse është e vetmja gjë që e bëni mirë dhe nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni”, është mesazhi i tij për ish-kryeministrin Mustafa.

Mustafa sot ka shkruar se përderisa po gjykohen 20 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për rastin e patentë shoferëve, Lekaj e ka gjetur të merret me opozitën./Insajderi/