Nasim Haradinaj flet për arrestimin e Xhabir Zharkut

Nasim Haradinaj flet për arrestimin e Xhabir Zharkut

Ish kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, është arrestuar ditën e sotme.

Këtë e ka konfirmuar miku i tij, Nasim Haradinaj.

Haradinaj i ka thënë Gazetës Insajderi se Zharku është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

“E thirra djalin e tij, ma konfirmojë. E kanë arrestuar në aeroport të Prishtinës, duke shkuar në një aheng familjar në Gjermani. Për një rast të 2010-tes diçka”, ka thënë Haradinaj për Insajderin.

Xhabir Zharku në vitin 2011 ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas konfirmimit të dënimit, Zharku ishte larguar nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.

Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.

Në ndërkohë, Insajderi është duke tentuar të marrë një konfirmim zyrtar mirëpo Policia e Kosovës është e paqasshme deri më tani.

Arrestohet Xhabir Zharku