Ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj pas të 30-tave

Ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj pas të 30-tave

Pas moshës 30 vjeçare trupi ynë fillon të kalojë nëpër ndryshime të ndryshme dhe disa prej tyre mund të jenë të habitshme për ne.

Për shembull, truri ynë në të vërtetë bëhet më i vogël. Nëse keni vërejtur që djersitni më pak pas të 30-tave, kjo është gjithashtu një pjesë e procesit të plakjes, shkruan Bright Side, transmeton Insjaderi.

Se çfarë ndryshimesh tjera ndodhin mund t’i kuptoni duke lexuar më poshtë.

Truri juaj bëhet më i vogël.

Jo, truri juaj nuk rritet me moshën. Në të vërtetë ndodh e kundërta. Kur plakeni, pjesë të caktuara të trurit tkurren. Humb afërsisht 50,000 neurone në ditë pas moshës 30 vjeçare. Por nuk ka asnjë arsye për panik sepse truri ynë di të përshtatet.

Është zbuluar gjithashtu se vëllimi i trurit bie me moshën në një normë prej rreth 5% në dekadë pas moshës 40 vjeçare. Këto gjëra ndikojnë në kujtesë, veçanërisht në kujtesën episodike.

Ju djersitni më pak.

Gratë fillojnë të djersiten ndryshe me moshën. Disa ndryshime kanë të bëjnë me menopauzën, domethënë afshet e nxehta, por gjithashtu doli që gjëndrat e djersës (kryesisht nën duar) tkurren me moshën. Si rezultat, ato janë më pak të ndjeshme dhe zvogëlojnë prodhimin e djersës.

Shqisa juaj e shijes dobësohet.

Shqisa juaj e shijes mund të zbehet me kalimin e moshës dhe madje mund të keni më pak interes për të ngrënë për shkak të saj. Shumica e njerëzve humbin disa nga sythat e shijes, veçanërisht pas moshës 60 vjeçare. Kjo është arsyeja pse njerëzit e moshuar shpesh hanë më shumë ushqime që kanë shumë sheqer dhe kripë. E njëjta gjë ndodh me nuhatjen tuaj.

Keni më pak masë muskulore.

Një nga efektet më të theksuara të plakjes është humbja e masës muskulore. Si rezultat, ne dobësohemi. Zvogëlohet me afërsisht 3-8% në dekadë pas moshës 30 vjeçare. Kjo normë bie edhe më shumë pas moshës 60 vjeçare.

Metabolizmi juaj stabilizohet.

Studiuesit sugjerojnë që metabolizmi ynë kalon nëpër stabilizim me moshën dhe se periudha më kritike duket të jetë rreth moshës 50-60 vjeçare. Pas të 80-ve bëhet më i ngadaltë, por përfundon procesin e stabilizimit. Pra, kjo do të thotë që pesha jonë nuk do të kalojë ndryshime të mëdha. Ne do të djegim më pak kalori, por në të njëjtën kohë, kur të jemi më të rritur do të hamë më pak se të rinjtë. /Insajderi.com