Në Kanadë pacientët me depresion tash lejohen të përdorin kërpudha psikodelike

Në Kanadë pacientët me depresion tash lejohen të përdorin kërpudha psikodelike

Qeveria kanadeze po lejon pacientët që nuk janë të sëmurë terminalisht të konsumojnë ligjërisht kërpudha psikedelike, në kohë të përafërt të vendimit të Oregonit për t’u dhënë njerëzve qasje në këpurdha për arsye terapeutike.

Mona Strelaeff, një grua 67 vjeçare që jeton në Victoria, tha se asaj iu dha një përjashtim nga Akti i Barnave dhe Substancave të Kontrolluara që i lejonte asaj të konsumonte kërpurdha për të trajtuar traumën e vazhdueshme.

“Unë kam luftuar me ankth, depresion dhe varësi për vite me radhë,” shkroi Strelaeff në një email për VICE World News. “Gjatë terapisë time me psilocibinë unë shkova prapa në kohë, kur isha një vajzë e vogël dhe të gjitha ato gjëra që më ndodhën. E gjithë trauma e pazgjidhur, ajo u kthye dhe unë isha e tmerruar, duke u dridhur në mënyrë të pakontrollueshme dhe duke qarë”, tha ajo.

Psilocybin, përbërësi aktiv i kërpudhave, është i paligjshëm për t’u prodhuar, poseduar dhe shitur në Kanada; zakonisht i vetmi përjashtim është për qëllime kërkimore të miratuara.

Por këtë verë, Health Canada bëri përjashtime për njerëzit me sëmundje terminale, duke i lejuar ata të zotëronin dhe të konsumonin kërpudhat psikodelike.

Kjo u pasua me përjashtimin e Strelaeff në fillim të këtij muaji, që hap rrugën për më shumë terapi të bazuara në kërpurdhaa, sipas TheraPsil, një organizatë jofitimprurëse që mbron terapinë psikodelike në kujdesin e fundit të jetës në Kanada./Insajderi.com

Vice Magazine