Në këta planetë bien diamante siç bie shi në tokë

Në këta planetë bien diamante siç bie shi në tokë

Sistemi diellor është akoma më shumë tërheqës sesa keni kuptuar: Në Uran dhe Neptun, shkencëtarët parashikojnë stuhi shiu prej diamante të ngurta, shkruan Washington Post, trasnmeton Insajderi.

Gurët e çmuar formohen në oqeanet e llumit të pasura me hidrokarbure që mbulojnë bërthamat e ngurta të gjigantëve të gazit.

Shkencëtarët kanë spekuluar prej kohësh se presionet ekstreme në këtë rajon mund t’i ndajnë ato molekula në atome hidrogjeni dhe karboni, nga të cilat më vonë kristalizohen për të formuar diamante.

Këto diamante mendohej se fundoseshin si shiu nëpër oqean derisa të godisnin bërthamën e ngurtë. Por askush nuk mund të provonte se kjo do të funksiononte vërtet – deri më tani.

Në një studim të botuar këtë javë në revistën Nature Astrophysics, studiuesit thonë se ata ishin në gjendje të prodhonin këtë “shi diamanti” duke përdorur plastike të zbukuruara dhe lazer me fuqi të lartë. /Insajderi.com