Nëna dëbohet nga dasma e të bijës – shkak fjalimi i saj përqeshës

Nëna dëbohet nga dasma e të bijës – shkak fjalimi i saj përqeshës

Nënat e nuseve ndonjëherë mund të jenë të vështira, por kjo nënë e çoi atë në një nivel krejt të ri.

Një nuse kohët e fundit postoi në internet në lidhje me mënyrën sesi nëna e saj mbajti një fjalim të mbrapshtë në dasmën e saj vitin e kaluar, gjë që i bëri shoqëruesit e dhëndrit të kërkonin nga nëna e saj të largohej nga ceremonia, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Në rrjetin social në Reddit, shpjegoi se ajo nuk ndihej vërtet rehat duke e lejuar nënën e saj të fliste në dasmën e saj për shkak të “marrëdhënies së tyre të tendosur”.

“Më në fund e lashë, duke shpresuar që ajo do të jepte të njëjtin fjalim të përzemërt si në martesën e motrës time,” shkroi nusja. “Por, pas kësaj ngjarjeje motra ime më tha që ajo kishte aprovuar fjalimin e nënës”.

Sipas postimit të Reddit, nëna fyente pamjen e nuses, “apartamentin e saj të ndyrë” dhe “problemet e saj të shpifura mjekësore”.

“Sa herë që ajo mundohej të bënte një shaka, të gjithë të ftuarit heshtnin, – shkroi nusja. “Burri im dhe dasmoret më shikonin, të ngrirë, duke pritur për radhë time se si të reagoj. Ata qëndruan të ulur teksa ajo fliste se si unë jam ‘mall i dëmtuar’, duke iu referuar një kohe kur isha 19 vjeçare. Kam pasur një takim të keq romantik dhe djali më ngacmoi për më shumë se një vit më vonë. Kjo ndikoi seriozisht në shëndetin tim mendor dhe unë dola nga universiteti. Është e dhimbshme për mua ta mendoj apo të flasë për atë”.

Në atë moment, një nga shoqëruesit e dhëndrit e mori mikrofonin nga nëna dhe dhëndri e çoi nusen në oborr për pije ndërsa pjesa tjetër e dasmës i kërkoi bandës të luante.

Përfundimisht, nusja kaloi një kohë të mirë, megjithëse ajo tha që nuk e pa më nënën e saj as edhe një herë të vetme.

“E kuptova të nesërmen që shoqëruesit e dhëndrit jo vetëm që kishin ndaluar fjalimin e saj, ata e dëbuan,” – tha nusja. /Insajderi.com