Nëse jeni vegan, kjo është arsyeja kryesore pse nuk po humbni peshë

Nëse jeni vegan, kjo është arsyeja kryesore pse nuk po humbni peshë

Ju do të mendonit se një dietëe vegane do të ofronte një rrugë të shpejtë dhe të shëndetshme për humbjen e peshës. Mbi të gjitha, dieta vegane është tërësisht e bazuar në bimë, gjë që nutricionistët thonë se është e shkëlqyeshme për të mbajtur një peshë të shëndetshme.

Sidoqoftë, sipas një studimi të ri nga Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Rrezikut, rezulton se një dietë vegane mund të çojë pa dashje në shtim në peshë, shkruan Eat This Eat That, transmeton Insajderi.

Arsyeja? Dieta vegan ofron pak sa i përket jodit, një mineral thelbësor për funksionin e tiroides. Funksioni i tiroides është thelbësor për mbajtjen e metabolizmit në funksionim të efektshëm.

Mosfunksionimi i tiroides, e njohur edhe si hipotiroidizëm, shoqërohet me shtim në peshë.

Shkencëtarët në Institut donin të krahasonin dietat vegane dhe jo-vegane në lidhje me atë se sa mirë këto dieta iu funizojnë me vitamina dhe minerale thelbësore, përfshirë jodin.

Trupi nuk prodhon jod, sipas Shoqatës Amerikane të Tiroides. Kjo do të thotë që mbajtja e niveleve adekuate varet nga dieta (ose suplementet). Fatkeqësisht për veganët, burimet dietike të jodit kryesisht janë të bazuara në kafshë.

Në fund të hulumtimit, pjesëmarrësit siguruan mostra të gjakut dhe urinës për analiza të lëndëve ushqyese. Ajo që zbuloi ajo analizë është se veganët kishin nivele dukshëm më të larta të fibrave dietike, vitamina E dhe K, folat dhe hekur, por nivele dukshëm më të ulëta të jodit, sesa jo-veganët.

Në fakt, një e treta e veganëve kishin mungesë të jodit, bazuar në pragjet e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Prandaj, autorët e studimit arritën në përfundimin se mund të ketë mungesë të vetëdijes për nevojën për të plotësuar dietën vegane me jod. Duke pasur parasysh rolin e jodit në metabolizëm dhe kontrollin e peshës, rritja e vetëdijes mund të provojë të jetë lojë-ndryshuese për veganët e dekurajuar nga shtimi i papritur i peshës. /Insajderi.com