Nga Ministria e Shëndetësisë s’kanë informacione për vaksinimin anti-COVID’19 që ka filluar në Veri të Kosovës

Nga Ministria e Shëndetësisë s’kanë informacione për vaksinimin anti-COVID’19 që ka filluar në Veri të Kosovës

Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë informacion që në Veri të Kosovës ka filluar dhënia e vaksinave anti-COVID.

Nga Kabineti i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, thanë për Insajderi-n se nuk kanë informacion për dhënien e vaksinave në komunat serbe.

“Asnjë informacion mbi dhënien e vaksinave në Veri të Kosovës nuk e kemi”, kanë deklaruar nga Kabineti i Zemajt.

Mediat serbe në Kosovë raportuan të premten se ka filluar vaksinimi në Leposaviq, ndërsa të shtunën pritet të fillojë edhe në Zbutin Potok dhe Zveqan.

Vaksina që po jepet në zonat e banuara me serb në Kosovë është njfotuar të jetë vaksina e kompanisë amerikane “Pfizer”. /Insajderi.com