Një burrë ndërroi jetë sepse hëngri shumë karamele

Një burrë ndërroi jetë sepse hëngri shumë karamele

Dashuria e një punëtori ndërtimi në Massachusetts për jamballin e zi (një lloj karamele) i kushtoi atij me jetë. Duke ngrënë një qese e gjysmë çdo ditë për disa javë, bëri që zemra e burrit 54-vjeçar të ndalonte, raportuan mjekët të mërkurën, njofton Insajderi.

“Edhe një sasi e vogël e jamballit që ha mund të rrisë presionin e gjakut pak”, tha Dr. Neel Butala, një kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts i cili përshkroi rastin në Neë England Journal of Medicine.

Problemi është acidi glicirrizik, që gjendet tek jamballi i zi dhe në shumë ushqime të tjera dhe suplemente dietike që përmbajnë ekstrakt rrënjë jamballi. Mund të zvogëlojë sasinë e kaliumit dhe të shkaktojë çekuilibër në minerale të tjerë të quajtur elektrolite.

“Jamballi i zi nuk vjen vetëm në formë të karameles. Edhe disa birra, si birrat belge, e kanë këtë përbërës ”, ashtu si disa duhanë që përtypen, tha Dr. Robert Eckel, kardiolog i Universitetit të Kolorados dhe ish presidenti i Shoqatës Amerikane të Zemrës. Ai nuk kishte asnjë rol në kujdesin e njeriut nga Massachusetts.

Vdekja ishte qartë një rast ekstrem. Burri kishte filluar të hajë karamele të tilla disa javë para vdekjes së tij vitin e kaluar. Ai u shemb ndërsa po drekonte në një restorant të ushqimit të shpejtë. Mjekët zbuluan se ai kishte sasi të ulët të kaliumit, gjë që çoi në aritmi dhe probleme të tjera. /Insajderi.com

Burimi: AP News