Shefi i OSHP-së, i cili tregoi se dje u kërcënua nga kushëriri i Sami Lushtakut, Shabani, dhe nga një person tjetër i paidentifikuar, thotë se për hir të mbarëvajtjes së punës zgjodhi që t'i mposhte shqetësimet. Zgjodhi që të shkonte në punë, pavarësisht se nuk i ishte ofruar përcjellje nga Policia e Kosovës. Thotë se shkoi në punë i shoqëruar nga familjarët e tij.
Dita e sotme nuk ka qenë e zakonshme për Blerim Dinën. Shefi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) shkoi në punë i shoqëruar nga familjarët e tij.
Mirëpo, Blerim Dina thotë se pavarësisht kërcënimeve që pranoi një ditë më parë nga dy persona të hënën pasdite, vazhdoi punën edhe të martën.
Shefi i OSHP-së, i cili tregoi se dje u kërcënua nga kushëriri i Sami Lushtakut, Shabani, dhe nga një person tjetër i paidentifikuar, thotë se për hir të mbarëvajtjes së punës në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) zgjodhi që t’i mposhte shqetësimet.
Dina zgjodhi që të shkonte në punë, pavarësisht se nuk i ishte ofruar përcjellje nga Policia e Kosovës. Thotë se shkoi në punë i shoqëruar nga familjarët e tij.
“Po, kam shkuar në punë i përcjellur nga familjarët e mi, dhe kam vazhduar punën si zakonisht pasi që seancat kanë qenë të caktuara paraprakisht. I kam mposhtur të gjitha shqetësime për hir të mbarëvajtjes së punës në organ”, tregon Dina, në një bisedë për Gazetën Online Insajderi.
Teksa Dina shkoi nga apartmenti i tij në punë, nën shoqërimin e familjarëve, Policia e Kosovës ende nuk kishte dërguar njësite në afërsi të ndërtesës ku banon për të mbrojtur atë dhe familjen e tij, raporton Insajderi.
Dina thotë se Policia dërgoi sigurime policore tek dera e ndërtesës ku ai banon, vetëm sot në mbrëmje.
“Paj qysh më thanë nuk kam pas ndonjë shqetësim, mirë kam kaluar. Tash diku kah ora tetë ka ardhur sigurimi i policisë, tek dera poshtë. Mund të them se mirë është”, rrëfen Dina.
Gjashtë orët e tmerrit për shefin e OShP-së: Frikësimi, Sami Lushtaku dhe tenderët milionësh
Ai thotë se ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe i kanë premtuar se është duke u punuar për ta zgjidhur rastin e tij.
“Kam kontaktuar me personin që e ka rastin, ai po thotë që është duke punuar në atë drejtim, por kështu nuk ka ndonjë veprim konkret nga ana e policisë”, deklaron Dina, teksa thotë se nuk e di nëse Policia e Kosovës ka ndaluar ndonjërin nga personat prej të cilëve u kërcënua.
Kryetari i OSHP-së mpo shkonte në shtëpinë e tij të hënën, pasi përfundoi punën, kur në një rrugicë afër shtëpisë së tij e ndaluan dy persona, të cilët e kërcënuan.
Kështu tregoi Dina në një intervistë për Insajderin. Tha se biznesmeni Naim Sallahu – pronar i kompanisë ‘”Sallahu” – dhe një kushëri i Sami Lushtakut, Shaban Lushtaku, e kanë ndalur në rrugë duke tentuar ta detyrojnë që të shkojë të takohet me kryetarin aktual të Skenderajt.
Në këtë intervistë, shefi i OSHP-së tregon se pasi dy persona e kishin kërcënuar, ai kishte biseduar në telefon me Sami Lushtakun. Thotë se i kishte kërkuar kryetarit të Skënderajt që t’ia largonte dy personat që po e përcillnin. Lushtaku, sipas Dinës, ia kishte mbyllur telefonin.
Insajderi ka siguruar xhirimet e kamerave të kompleksit banesor ku jeton Dina. Ai shihet duke hyrë me shpejtësi në ashensor. Disa sekonda shfaqet personi për të cilin Dina thotë se është Shaban Lushtaku dhe një person tjetër, të cilin nuk e njeh.
Policia e Kosovës ka njoftuar pak më parë për ndalimin prej 48-orëve të njërit prej personave që kishte kërcënuar Dinën, të hënën. /Insajderi.com
Video Ekskluzive nga kamerat e sigurisë: Frikësimi i shefit të OSHP-sëhttp://www.insajderi.com/hulumtime/gjashte-oret-e-tmerrit-per-shefin-e-oshp-se-frikesimi-sami-lushtaku-dhe-tenderet-milionesh/
Posted by Insajderi on Tuesday, 17 October 2017