Një e katërta e gjitarëve në Angli  janë në rrezik të zhdukjes

Një e katërta e gjitarëve në Angli  janë në rrezik të zhdukjes

Një e katërta e gjitarëve në Angli  janë në rrezik të zhdukjes dhe autoritet e vendit po bëjnë thirrje për veprime urgjente për të parandaluar humbjen e tyre.

Sipas Listës së Kuqe, këtu përfshihen speciet që janë afër zhdukjes, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Profesoresha Fiona Mathews nga Mamal Society tha BBC News: “Ajo që eshtë e qartë është se ne duhet të veprojmë tani – ne nuk mund të vazhdojmë në të njejtën mënyrë”

Çfarë është Lista e kuqe?

Lista e kuqe është lista zyrtare që kategorizon speciet bazuar në statusin e tyre të ruajtjes – ose sa janë të kërcënuar. Kjo listë është hartuar pas një përmbledhjeje të të gjitha provave të disponueshme mbi popullatën e gjitarëve, kërcënimet për mbijetesën e tyre dhe për habitatet e tyre.

“Kur të mbledhim provat lidhur me speciet e rrezikuara, do të dalim me këtë listë dhe do të tentojmë të marrim masa para se ato të zhduken,” thotë profesoresha Mathews.

“Kjo do të thotë që duhet të i mbajmë sytë hapur dhe të i vëzhgojmë këto specie para se ato të futen në listën e kuqe.”

Macja e egër skoceze dhe lakuriqi me veshë miu janë të listuar në kategorinë më të rrezikuar deri më tani. Ndërsa kafshë të tjera më të zakonshme si ketri i kuq dhe miu i ujit janë vendosur në kategorinë e dytë prej më të rrezikuarave./Insajderi.com