Një infermiere që kujdesej për pacientët me COVID-19 fitoi xhekpotin

Një infermiere që kujdesej për pacientët me COVID-19 fitoi xhekpotin

Të gjithë mund të bien dakord që punonjësit e kujdesit shëndetësor meritojnë të gjitha gjërat e mira në jetë.

Jeta e një infermiere nga Karolina e Veriut ndryshoi drastikisht kur ajo kuptoi se kishte fituar xhekpotin prej një milion dollarësh, shkruan CNN, trasnmeton Insajderi.

Terri Watkins punon në njësinë Covid në një strukturë afatgjatë në Durham dhe lajmin se ajo kishte fituar çmimin e madh e dha Lotaria e Edukimit e Karolinës së Veriut këtë javë.

“Vetëm duke parë gjërat që isha e detyruar të shihja, jam shumë mirënjohëse”, u shpreh ajo. “Po lutesha që diçka të më ndihmonte me situatën në të cilën ndodhesha. Është një gjë e mrekullueshme. Jam shumë e bekuar”.

Është një kohë e vështirë për infermieret që janë në punë gjatë pandemisë. Shumë nga ata po përballen me orë mizorisht të gjata dhe të izoluar nga familjarët.

Kështu që, kur lotari e telefonoi atë për t’i dhënë lajmin e mirë, ajo e kishte të vështirë të pranonte faktin se kjo ishte e vërtetë. /Insajderi.com