Një laps dhe letër nxit kujtesën tuaj më shumë sesa pajisjet inteligjente

Një laps dhe letër nxit kujtesën tuaj më shumë sesa pajisjet inteligjente

Kur kërkojmë të shënojmë diçka, shumë punëtorë dhe studentë sot përdorin në pajisjet e tyre – laptopë, smartphone dhe tableta. Por një studim i ri ka zbuluar se stilolapsi dhe letra janë më efektive për ata që duan të mbajnë mend më mirë, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Studiuesit besojnë se mediumi prekës, dinamik lehtëson rikujtimin duke ofruar një imazh më të paharrueshëm të informacionit.

“Letra është më e përparuar dhe e dobishme në krahasim me dokumentet elektronike, sepse letra përmban më shumë informacione unike për një kujtesë më të fortë”, tha neuro-shkencëtari Kuniyoshi L. Sakai, profesor i Universitetit të Tokios, i cili ishte autor i studimit të ri, botuar në “Frontiers in Behavioral Neuroscience”. /Insajderi.com