Një mineral kancerogjen gjendet në produktet e grimit për sy

Një mineral kancerogjen gjendet në produktet e grimit për sy

Produktet e zakonshme të grimit, veçanërisht në formë pluhuri, mund të përmbajnë nivele të rrezikshme të një minerali të lidhur me kancerin, sëmundjen e mushkërive dhe probleme të tjera shëndetësore, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

Në një analizë të botuar muajin e kaluar në “Environment Health Insights”, studiuesit gjetën se një në shtatë produkte që përmbajnë talk mineral beninj, gjithashtu kishte një sasi të matshme të azbestit.

Ata zbuluan se tre nga 21 mostrat e analizuara – dy paleta të hijes së syve dhe një komplet kozmetikë lodrash për fëmijë – përmbanin azbest, një mineral fijor i lidhur me rreziqe serioze shëndetësore, përfshirë kancerin dhe sëmundjen e mushkërive. /Insajderi.com