Njerëzit kanë rënë në hall – Cila zebër po shikon drejt kamerës?

Njerëzit kanë rënë në hall – Cila zebër po shikon drejt kamerës?

Një fotografi e shkrepur nga fotografi i botës së egër shtazore Sarosh Lodhi, është bërë virale në internet, njofton Insajderi.

Cila nga zebrat po shikon drejt kamerës?

Image

Imazhi ndezi një debat në mediat sociale pasi oficeri pyjor Parveen Kaswan e postoi atë në faqen e tij në Twitter, duke u kërkuar njerëzve të gjenin cila zebër po shikon drejt e në kamerë. Ndërsa sfida tingëllon e thjeshtë, të vish në një përgjigje përfundimtare nuk është. Shkoni poshtë, shikoni imazhin për veten tuaj, dhe na tregoni vetë në komente.

“Dmth nuk ka një konsensus…zebra e majtë, zebra e djathtë, zebra e majtë zebra e djathtë…”, shkruan njëri në Twitter.

“Përgjigjja ime është, zebra e majtë. Arsyeja është drejtimi e veshëve të secilës zebër. Nëse zebra e majtë do të shikonte drejt ose nga ana e majtë, veshtë e saj nuk do ishin të dukshme. Kështu që zebra e majtë po shikon drejt në kamerë”, thotë një përdorues tjetër në Twitter.

“Nga pozicioni duke se zebra e majtë është para…”, një tjetër koment.

“Duke marrë parasysh hijen, është ajo në të djathtë”, thotë një tjetër.

Por që gjithsesi, pyetja ende qëndron: cila zebër po shikon drejt e në kamerë? /Insajderi.com