Njerëzit që vuajnë nga demnca kishin rrezik dukshëm më të madh të prekjes nga Coronavirusi dhe kishin më shumë të ngjarë të shtroheshin në spital dhe të vdisnin prej tij, sesa njerëzit që nuk vuanin nga sëmundja, ka zbuluar një studim i ri i miliona të dhënave mjekësore në Shtetet e Bashkuara, shkruan The New York Times, transmeton Insajderi.
Rreziku i tyre nuk mund të shpjegohet tërësisht nga karakteristikat e zakonshme për njerëzit me demencë që janë të njohura si faktorët e rrezikut për Covid-19: mosha e vjetër, të jetosh në një shtëpi pleqsh dhe të kesh probleme shëndetësore si mbipesha, astma, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët dhe autorët e studimit thanë se arsyet për këtë dobësi mund të përfshijnë faktorë kognitivë dhe fiziologjikë.
Ekspertët vunë në dukje se një kufizim i studimit ishte që studiuesit nuk kishin qasje në informacionin socio-ekonomik, i cili mund të siguronte kuptim të shtuar të faktorëve të rrezikut të pacientëve. /Insajderi.com