
Noti në ujë të ftohtë mund të ndihmojë në shtyrjen e sëmundjeve neuro-degjenerative si demenca, sugjerojnë kërkimet, shkruan The Independent, transmeton Insajderi.
Akademikët në “Universitetin e Kembrixhit” zbuluan se shumë prej notarëve të ujit të ftohtë që monitoruan në “Parliament Hill Lido” në Londër midis viteve 2016 dhe 2018 kishin rritur nivelet e një proteine “shoku nga i ftohti” (RBM3), e cila në një studim i vitit 2015 mbi minjtë tregoi se ofronte mbrojtje kundër fillimit të demencës.
Megjithëse kërkimi është ende në një fazë të hershme, shpresohet se mund të ndihmojë në trajtimin e demencës në të ardhmen.
Giovanna Mallucci, studiuesja kryesore, tha për programin “BBC 4 Radio” se sfidat e radhës janë provimi se proteina vonon demencës dhe më pas të krijohet një ilaç që stimulon prodhimin e saj. /Insajderi.com