Nuk do të falet Kurban Bajrami

Nuk do të falet Kurban Bajrami

Përfundimisht nuk do të falet Kurban Bajrami, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një prononcim për media.

Sipas Tërnavës, kjo po bëhet për ta mbrojtur shëndetin publik, kur dihet se Kosova, njëjtë si të gjitha shtet e tjera të botës po përballet me Pandeminë.

“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava.

Tërnava gjithashtu u ka bërë apel qytetarëve që të mos ketë as vizita familjare.

Vendimi i myftiut, Naim Ternava vjen vetëm një ditë pasi Krye-imami i Kosovës, Sabri Bajgora, të mërkurën për Insajderi.com ka thënë se do të ketë falje të namazit të Kurban Bajramit duke i zbatuar udhëzimet shëndetësore

Po ashtu, edhe hoxhallarët e tjerë ishin shumë të bindur që Bajrami do të falet të premten.

Nuk ka pasur asnjë paralajmërim që do të ketë rishikim të vendimit nga Bashkësia Islame e Kosovës rreth faljes së namazit të Bajrmait. Deklarata e BIK-ut një ditë para Bajramit dhe vetëm një ditë më herët siguria e zyrtarëve të BIK-ut ishte se do të ketë ritual në xhami –  është befasuese ndryshimi kaq radikal i vendimit nga siguria në falje të namazit të Bajramit në anulim të tij.

As Qeveria e Kosovës nuk ka pasur deklaratë publike për ndalimin e faljes së Bajramit, madje ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se i takon Bashkësisë Islame të Kosovës të vendosë për faljen apo mos faljen e namazit. /Insajder.com/