Nuk ktheu kasetën për 21 vjet – një grua po përballet me akuza federale

Nuk ktheu kasetën për 21 vjet – një grua po përballet me akuza federale

Një ish-banore e Oklahomës u martua dhe kur ajo u përpoq të ndryshonte mbiemrin e saj në patentën e shoferit të Teksasit, zbuloi se ajo ishte një grua e kërkuar në shtetin e saj të vjetër – kjo se nuk ktheu një kasetë VHS mbi dy dekada më parë, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.

“Unë shkova për të ndryshuar patentën time të shoferit, dhe duhet të caktoni një takim, dhe kështu, unë i dërgova atyre një email dhe ata u përgjigjën duke thënë se unë kisha një problem në Oklahoma dhe kjo ishte numri referues që unë ta telefonoja dhe e bëra”, i tha Caron McBride.

McBride thirri numrin dhe zbuloi se ishte në kërkim për një krim.

Dokumentet në internet tregojnë se Caron McBride është një grua e kërkuar sepse nuk ktheu kurrë një kasetë VHS me qira të “Sabrina, shtriga adoleshennte” në vitin 1999. /Insajderi.com