
Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së markurës në fshatin Pozheran të Vitisë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje kosovare, njofton Insajderi.
Trupat e viktimave janë nxjerrë nga shtëpia e tyre ku gjetën vdekjen. Ata do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje./Insajderi.com