“O martohemi, o u ndamë” – Nusja me vello i zë pritë të fejuarit të saj

“O martohemi, o u ndamë” – Nusja me vello i zë pritë të fejuarit të saj

Një grua, e veshur me fustan nusërie e shoqëruar nga shoqërueset e nderit dhe një pastor, po endej në një pikë tregtare në Los Vegas, duke kërkuar partnerin e saj, njofton Insajderi.

E veshur me një fustan të bardhë martese, duke mbajtur një buqetë, ajo i zuri pritë partnerit të saj ndërsa ai ishte duke furnizuar raftet me kostume të Halloween, duke kërkuar që ai të martohej me të aty dhe menjëherë.

Skena u kap në kamera dhe u shpërnda në dy video në TikTok nga një përdorues i quajtur @boymom_ashley.

Që atëherë është bërë virale, me videon që ka marrë mbi 5 milionë klikime dhe duke mbledhur mbi 580,000 pëlqime.

Në një klip nusja mund të dëgjohet duke thënë: “Më ke vendosur në gisht këtë unazë që dy vjet, dhe tani është koha, o të martohemi, o të ndahemi”.

“Po, me të vërtet do të martohemi tani, ose përndryshe unë largohem. Heq dorë, Gjithçka mbaron nëse nuk martohesh me mua në këtë sekondë”.

Në këtë pikë, shumë frekuentues të dyqanit ishin mbledhur përreth që të ndiqnin ‘shfaqjen’.

Për një moment, ajo kthehet kah turma u bën me dorë, dhe sqaron se ajo thjesht po përpiqet që mashkulli i saj të përkushtohet plotësisht. /Insajderi.com

@boymom_ashley

The best part of my week🤣 part 2 watched this woman hunt her man down that works at target !! #target#bridzilla#lasvegas#fyp#fypシ

♬ original sound – Ashley

Burimi: Mirror