Olluri kërkon sqarim nga Avni Zogiani për respektin e madh që Kurti e ka ndaj Agim Bahtirit

Olluri kërkon sqarim nga Avni Zogiani për respektin e madh që Kurti e ka ndaj Agim Bahtirit

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka kërkuar sqarim nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani për respektin që kreu i VV-së, Albin Kurti tregon ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Olluri thotë se nuk e kupton se si një idealist si Kurti e respekton kapitalistin me afera korruptive Agim Bahtirin. Sipas tij me këtë veprim Kurti po tregohet makiavelist.

“Ku është analiza e madhe e respektit të Albin Kurtit ndaj Agim Bahtirit, idealisti, Albin Kurti me respektu kaq shumë kapitalistin me afera korruptive, Agim Bahtiri”, ka thënë Olluri në T7, përcjell Insajderi.

Sipas, Ollurit është e pakuptueshme se si Kurti e ka ftuar Bahtirin në tubimin kundër “ PANhajnisë”, përderisa AKR-ja është pjesë e këtij koalicioni.

Në anën tjetër Zogiani ka kërkuar nga Olluri që mos ta gjykojë Kurtin për raportin me Bahtirin.

Ndërkohë ka thënë se në këtë tubim ishte ftuar edhe politikan tjerë, përfshirë edhe Bahtirin, i cili sipas tij meqë është kryetari i komunë së Mitrovicës nuk është e habitshme që ka qenë pjesë e tubimit.
“Ai e ka përkrahë këtë iniciativë, ai është kryetar i Komunës së Mitrovicës”, ka thënë Zogiani.

Zogiani ka theksuar se partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka folur për rreziqet që i kanosen Kosovës nga qeverisja aktuale./Insajderi.com

Lexo gjithashtu:

Zyrtare: Agim Bahtiri, kandidat i Vetëvendosje për kryeministër