
Një grua japoneze është bërë marrësja e parë në botë e transplantimit të mushkërive të gjalla si pjesë e shërimit të saj nga sëmundja e rëndë COVID-19.
Ekipi prej 30 kirurgësh dhe stafi mjekësor ndihmuan në operacionin 11 orësh, i cili u zhvillua në Spitalin Universitar të Kiotos të mërkurën. Gruaja nga Kansai, emri i së cilës nuk ishte zbuluar në njoftim, ka raportuar Associated Press, kishte marrë indet e mushkërive nga burri dhe djali i saj.
Shumë pacientë me Coronavirus kanë marrë transplantime tradicionale të mushkërive nga dhuruesit me vdekje klinike si rezultat i ndërlikimeve të rënda të frymëmarrjes nga sëmundja vdekjeprurëse. Sidoqoftë, ky rast do të ishte i pari në histori që transferon me sukses indet e mushkërive nga dhuruesit e gjallë në marrës.
Pavarësisht nga rreziqet që lidhen me uljen e kapacitetit të mushkërive, burri dhe djali morën vendimin tani historik për t’i dhënë pjesë të mushkërive të tyre më të dashurës së tyre. /Insajderi.com