Pacolli: S’ka më nevojë për testime – mjafton t’iu shikojë “ministri Zezaj”

Pacolli: S’ka më nevojë për testime – mjafton t’iu shikojë “ministri Zezaj”

Fitore Pacolli ka ironizuar me ministrin, Armend Zemaj, duke thënë se s’ka më pse bëhet teste për COVID-19, pasi ministri i Shëndetësisë, mund t’iu diagnostikojë me sy.

Pacolli po i referohej një deklarimi të më hershëm të Zemajt, i cili, derisa fliste në seancën parlamentare, i tha Pacollit se “ti shihesh në sy që je me COVID-19”.

Zemaj tha se edhe të tjerë deputetë të Vetëvendosjes janë, duke aluduar se u infektuan në tubimin e qershorit që e organizoi kjo parti.

“S’keni më nevojë të bëni teste Ministri Jurist Zezaj posa t’iu shikoj në sy e din a jeni me COVID-19 a jo”, ka shkruar shkurt Pacolli në Facebook./Insajderi.com