Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video ku shihet forca" />

Pamje të reja të Xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës

Pamje të reja të Xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video ku shihet forca të  xhandarmëria serbe në Karaçevë të Kamenicës.

Shaip Surdullit, ish kryetar komune dhe banor i Karaçevës më pastaj e ka dhënë këtë njoftimin

Sot, më 07.08.2020, rreth orës 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qen përsëri erdhën nga mali i anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposhtë ende më thellësi të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe kryetari i Komunës së Kamenicës me shqetësim e ka përcjellur këtë ngjarje, për këtë nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme – për të ndërmarr veprime konkrete, njofton Insajderi.

Janë publikuar edhe pamje të reja ku shihen paramilitarë të armatosur 1 km brenda territorit të Kosovës.

Provokime të tilla nga Serbia ka pasur edhe në të kaluarën, cenimi i territorit të Kosovës nga shteti serb është problem tash e 20 vite. /Insajderi.com/