Pandemia ka shkaktuar më shumë trauma të masës sesa Lufta e Dytë Botërore

Pandemia ka shkaktuar më shumë trauma të masës sesa Lufta e Dytë Botërore
Burimi i fotografisë: Christopher Black | WHO | via Reuters

 

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar trauma masive në një shkallë më të gjerë se Lufta e Dytë Botërore dhe ndikimi do të zgjasë “për shumë vite që do të vijnë”, tha zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan CNBC News, transmeton Insajderi.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, bota ka përjetuar trauma masive, sepse Lufta e Dytë Botërore preku shumë e shumë jetë. Dhe tani, edhe me këtë pandemi Covid, me një madhësi më të madhe, më shumë jetë janë prekur”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi të premten.

“Pothuajse e gjithë bota është prekur, secili dhe çdo individ në sipërfaqen e botës në të vërtetë është prekur”.

“Dhe kjo do të thotë traumë masive, e cila është përtej proporcionit, madje edhe më e madhe se ajo që bota përjetoi pas Luftës së Dytë Botërore”, shtoi ai, duke theksuar efektin në shëndetin mendor. “Dhe kur ka traumë masive, ajo do të prek komunitetet për shumë vite që do të vijnë”.

Komentet e tij erdhën në përgjigje të një pyetjeje nëse vendet duhet të marrin më shumë parasysh ndikimin e pandemisë në ekonomi dhe shëndetin mendor. Deputetët e Tedros theksuan se shëndeti mendor duhet të ketë përparësi. /Insajderi.com