
Dhjetëra papagaj të kontrabanduar të mbushur me shishe plastike janë gjetur në një anije të ankoruar në rajonin lindor të Papua Indonezisë.
Policia tha se ekuipazhi zbuloi 64 papagaj të gjallë dhe 10 zogj të ngordhur pasi dëgjuan zhurma që vinin nga brenda një kutie të madhe.
Indonezia është shtëpia e numrit më të lartë të specieve të zogjve të kërcënuar në Azi dhe një tregti të shfrenuar të paligjshme të zogjve.
Zogjtë shiten brenda vendit në tregjet gjigante të shpendëve ose kontrabandohen jashtë vendit.
Destinacioni i papagajve të gjetur të enjten në mëngjes në qytetin port të Fakfak ishte i paqartë, i tha agjensisë së lajmeve AFP zëdhënësi i policisë lokale Dodik Junaidi.
“Ekuipazhi i anijes na tha që ata dyshuan se kishte kafshë brenda kutisë ndërsa dëgjuan zhurma të çuditshme,” tha ai të Premten.
Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.
Zogjtë e kapur u identifikuan si lore me kapak të zi, një lloj papagalli me origjinë nga Guinea e Re dhe ishujt e afërt në jugperëndim të Oqeanit Paqësor./Insajderi.com
BBC News