Një status i deputetit të VV-së, Xhelal Sveçla ka nxitur një tjetër debat në largësi ndërmjet kësaj partied he PSD-së.
Sveçla në postimin e tij ka shkruar se Thaçi ka mundësi që ka marrë nga Putini, ndonjë helm për ta eleminuar VV-në dhe gazetarët kritikë.
“Policia e Kosovës dhe KFOR-in është dashur që porsa u kthye Thaçi në Kosovë ta ndalonin në aeroport dhe ta bastisin. Sepse, ka mundësi të ketë ndonjë epruvetë me vete me plutonium a novichok a helme të ndryshme nervore, që ia ka dhënë Putini për t’i eliminuar opozitarët e VETËVENDOSJE!-s dhe gazetarët kritikë”, ka shkruar Sveçla.
Por gjithë këto pretendime ironike të Sveçlës, Nol Nushi, asamblist i PSD-së në Prishtinë po i cilëson paranoja.
Madje ai ka thënë se frika nga armiqtë, përgjimet dhe planet secrete, janë mekanizëm veprimi në Vetëvendosje
“E njoh Xhelal Sveçlën kogja mire Ai s’ka pikë sensi për humor, andaj edhe këtë deklaratë të tij s’mund ta marr si hajgare. Çdo ditë do të vërtetohet që PARANOJA e frika nga armiq të jashtëm e të brendshëm, nga helmime, përgjime, plane sekrete, eleminime etj etj, është mekanizëm veprimi në këtë subjekt. Përndryshe, Xhelali është qesharak me gjërat që në fakt i thotë seriozisht, sesa me ato që pretendon të na bëjë të qeshim”, ka shkruar Nol Nushi në facebook.
Ndryshe, në kuadër të këtyre përplasjeve VV-PSD, janë shkarkuar edhe drejtorët e Vetëvendosjes në Prishtinë. /Insajderi.com